Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur një rast i dhunës në familje në Podujevë, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas autoriteteve të sigurisë, i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe djalin.
Më ndërhyrjen e policisë, i njejti është shoqëruar në stacion policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.