Policia ka arrestuar një grua në Prishtinë pasi kishte sulmuar fikisht bashkëshortin e saj.
Sipas policisë, pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 09.01.2022 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta “Enigma”/