Policia e Trafikut në Gjakovë është sulmuar me molotov, teksa një person i dyshuar është arrestuar nga autoritetet për incidentin, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hudhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elezaj.