Gjatë ditës në Prishtinë është zhvilluar një aksion i madh, konkretisht në lagjën Emshir.
E nga ky aksion i zhvilluar një përson i shumë kërkuar është arrestuar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se aksioni është zhvilluar nga njësitë e specializuara të policisë.
“Ju konfirmoj se sot në orët e pasdites në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbështetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha.
Disa media raportuan se personi i arrestuar është shtetasi i Shqipërisë Arben Lamçe.
Edhe Policia e Shqipërisë ka njoftuar se “në sajë të një pune të mirëfilltë profesionale, sot më datë 04.08.2024, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Kosova, në vijim të shkëmbimeve të informacioneve, në kuadër të operacionit policor ‘GORDONËT’, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në Prishtinë, i shtetasit A. L., lindur e banues në Elbasan”.
Sipas Policisë shqiptare “ndaj shtetasit A.L., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit, ‘Arrest me burg’, për veprat penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale’, ‘Grupi i strukturuar Kriminal’, ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, parashikuar nga nenet 80-28/1-333 dhe 334-287 të Kodit Penal”. /Gazeta Enigma