Policia e Kosovës gjatë një patrullimi në zonën kufitare ka hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.
Rastin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.
Ai bëri të ditur se fillimisht policia kishte hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës.
“Sot me datën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diqka të dyshimt.
Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjm me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, u shpreh Elshani. /Gazeta Enigma