Pas liturgjisë në Graçanicë me rastin e festës së Vidovdanit, serbët ia kanë mësyrë monumentit në Gazimestan përmes autobusëve dhe veturave. Ata janë kontrolluar nga policia e Kosovës për ekspozim të simboleve nacionaliste.
Disa prej tyre janë detyruar të zhveshin bluzat të cilat përmbanin mesazhe nacionaliste serbe.
Në Gazimestan, do të marr pjesë edhe patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirije.
Policia e Kosovës në anën tjetër përveç prezencës së shtuar është duke e monituruar situatën edhe nga droni.