Policia e Prokuroria aksion në tri lokacione – Goditet rrjeti i drogës dhe krimeve kibernetike

Policia e Prokuroria aksion në tri lokacione – Goditet rrjeti i drogës dhe krimeve kibernetike

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në koordinim me Prokurorinë Speciale, është duke zhvilluar aksion në tri lokacione, raporton Gazeta Enigma.

Nga Policia e kanë konfirmuar aksionin dhe kanë theksuar se janë bastisur një numër i konsiderueshëm i lokacioneve kundër trafikimit me narkotikë dhe krimeve kibernetike.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë mund të informoheni pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit”, theksohet në përgjigjen e tyre.

Related Articles