Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor është shpëtuar nga ngulfatja një qytetare nga Vushtrria.
Policia në një njoftim për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
“Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngufatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.
Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftim.