Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe pajisje ushtarake, gjatë një bastisjeje në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë.
Këto armë, sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, besohet se kanë qenë aty që nga sulmi terrorist i vitit të kaluar në Banjksë.
“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, tha Elshani në një njoftim për mediat.
Policia do të dalë më vonë me detaje tjera. /Gazeta Enigma