Policia hap konkurs për pranimin e zyrtarëve policor në veri nga të gjitha komunitetet

Policia hap konkurs për pranimin e zyrtarëve policor në veri nga të gjitha komunitetet

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e të gjitha komuniteteve.

Konkursi është për Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës, teksa mbetet i hapur deri më 25 korrik.

“Policia e Kosovës për të gjitha minoritetet shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet  (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas)”, njofton institucioni.


Related Articles