30 vjeçari nga Kaçaniku, H.Berisha, mbeti i vdekur pas lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”, përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit”, shkruhej në raportin e policisë.
RTV Dukagjini nga vendi i ngjarjes njofton se viktima është 30-vjeçar derisa i plagosuri është vëllai i viktimës.
Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për RTV Dukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona.
Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.
Gazetari po ashtu raporton se në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.
Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen, derisa të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati./ GazetaEnigma