Policia jep detaje për aksidentin në Gllobar ku humbën jetën dy persona


Policia e Kosovës, ka konfirmuar aksidentin e rëndë në komunën e Drenasit, nga ku dy persona humbën jetën, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësi rajonal i Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për “Enigmën”, se në aksident u përfshin dy vetura.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Gllobar, të komunës së Drenasit. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

 Tutje ai ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimave është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​ / Gazeta Enigma.

Related Articles