Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në “Ibrahim Rugovë”

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në “Ibrahim Rugovë”

Policia e Kosovës është deklaruar për plaçkitjen e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhël.

“Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur”, theksoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe  nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura”, theksohet në përgjigjen e tyre.

Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin.

Deri më tani, Bytyqi tha se dyshohet se ishin disa persona të përfshirë dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit “Golf”.

Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve.

Related Articles