Një person në orët e hershme të mëngjesit të së premtes e ka mbajtur peng një grua në njërën prej klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Nga Policia për Gazetën Enigma kanë theksuar se “një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen”.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit.
“Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, ka theksuar për Enigmën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.