Policia jep detaje për mjetin e dyshmit në Badoc

Policia jep detaje për mjetin e dyshmit në Badoc

Policia e Kosovës, sot gjatë ditës është lajmëruar për një mjet të dyshmit.

Ata kanë dhënë më shumë detaje lidhur me mjetin, për të cilin thonë se ishte granatë dore.

“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afersi te liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimt shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.”

“Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore. Aktualisht policia po vijon puna për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin” thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles