Policia jep detaje për rastin e Qëndron Kastratit

Para pak çastesh nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Arianit Ibrahimi, Shefi i Shtabit të Qëndron Kastratit, ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në rajonin e Gjjilanit, i cili ka thënë se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

“Kemi marrë informartë se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Karaqevë. Rasti është i hapur dhe policia është duke bërë hetimet e vazhdushme “, ka thënë ai. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles