Një person ka vdekur në vendin e tij të punës në qytetin e Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të policisë viktima ishte alivanosur dhe pas kontrollit nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 09:48.
Hetim i vdekjes
Gjakovë 04.06.2022 – 09:48. “Raportohet se në vendin e tij të punës, viktima mashkull kosovar është alivanosur dhe gjatë kontrollit nga mjeku, i njëjti ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/