Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera për kandidatët për kadetë policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, të cilët do t’i nënshtrohen testimit nga data 21 deri 28 shkurt.
Policia njofton kandidatët se hapësira brenda kësaj akademie mund të shfrytëzohet për parkimin e automjeteve e nëse hapësira brenda AKSP-së është e pamjaftueshme janë siguruar 150 vend-parkime afër palestrës sportive “Jeton Tërstena”, në Vushtrri. / Gazeta Enigma.