Policia jep detaje: Situata kaloi e qetë pas paralajmërimeve për referendumin

Policia jep detaje: Situata kaloi e qetë pas paralajmërimeve për referendumin

Këtë të diel është mbajtur referendumi për ndryshime kushtetuese në Serbi, ku u paralajmërua se i njëjti do të mbahet edhe në territorin e Kosovës.

Për këtë, kuvendi të shtunën e 15 janarit miratoi një rezolutë për ndalimin e mbajtjes së tij edhe në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës tha se situata vlerësohet të ketë kaluar e qetë dhe pa incidente.

“Situata vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione/qytete të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se dje, me 76 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë të harmonizuar në mes partive politike që referendumi i Serbisë të mos mbahet në Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles