Policia kap rreth 5 kg drogë në udhëkryqin Novobërdë-Gjilan

Të dielën Polica e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se tentoi te iu ik zyrtarëve policor, ku të njejtin i janë konfiskuar pesë kilogram drogë, raporton Gazeta Engima.

Përmes një komunikate për media, policia ka re njoftuar se kanë alizuar një plan taktik në koordinim me patrullën policore të Stacionit Policor të Novobërdës dhe në udhëkryqin Novobërdë-Gjilan në fshatin Llabjan kanë tentuar ta ndalojnë veturën e dyshuar Pollo me targa vendore.

“Gjatë këtij tentimi për ta ndaluar veturën e dyshuar të cekur më lart, personat e dyshuar në veturë duke mos ju bindur urdhrave të zyrtarëve policor kanë ikur me shpejtësi nga ai lokacion dhe policia menjëherë është aktivizuar në ndjekjen e tyre”, njofton policia.

“Gjatë ndjekjes nga policia, i dyshuari e ka hedhur substancën narkotike me ç’rast janë konfiskuar 5 kg 185 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, vetura e dyshuar dhe shuma e parave prej 925 euro”, informon më tutje PK-ja.

Personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit, përderisa edhe një person tjetër i dyshuar për rastin ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet policore./Gazeta Enigma/

Related Articles