Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kanë qenë viktimë e mashtrimeve me viza pune, të paraqiten në stacionin më të afërt policor dhe të bëjnë lajmërimin e rasteve të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Policisë deri më tani janë lajmëruar nëntë persona, por pasi që ka dyshime se ky mashtim ka ndodhur për një peridhë më të gjatë besojnë se ka më shumë raste se ato që janë raportuar deri më tani.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.
“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/