Leposaviq: Policia konfiskon dhjetëra uniforma të policisë serbe, por nuk gjen askënd në vendngjarje

Leposaviq: Policia konfiskon dhjetëra uniforma të policisë serbe, por nuk gjen askënd në vendngjarje

Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor në Leposaviq.

Gjatë operacionit, njësitë policore në një shtëpi kanë gjetur uniforma të ndryshme, përfshirë ato të policisë serbe dhe ushtarake.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se janë gjetur rreth 20 uniforma të policisë së Serbisë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë këtij aksioni nuk ka pasur të arrestuar.

Related Articles