Policia kontrollon çantat e udhëtarëve që kanë ardhur nga Roma

Policia kontrollon çantat e udhëtarëve që kanë ardhur nga Roma

Në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes.

Në këto momente, Policia  është duke kontrolluar çantat e qytetarëve që kanë udhëtuar nga Roma.

Kontrollimin e çantave e ka konfirmuar për KALLXO.com shefi i Policisë së Aeroportit, Shpend Maliqi.

Enigma ka tentuar që të marrë përgjigje nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” lidhur me këtë rast, mirëpo deri në momëntin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pasur përgjigje.

Përgjigje zyrtare nuk ka as nga Policia e Kosovës dhe as nga Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror.

Related Articles