Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj dy personave, A.T, 62-vjeçar dhe S.T, 22-vjeçar, pasi dyshohet se kanë tentuar ta kalojnë kufirin me teste të falsifikuar për COVID-19.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit gjatë intervistimit e kanë pranuar se vërtetimet janë marrë në një kafene në Novi Pazar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak.
“Gjatë intervistimit të dyshuarit pranojnë se testet i kanë marrë në një kafenë në Novi Pazar. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.