Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pesë persona në Leposaviq, pasi të njëjtit dyshohen kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Rasti i parë ka ndodhur dje në orën 14:20, në Bistricë, ku janë ndaluar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër.
Ndërsa rasti i dytë në Koshuticë, ku njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.