Policia në kërkim të autorit të vrasjes në Fier, kontrolle në garazhe, magazina e shtëpi

Policia në kërkim të autorit të vrasjes në Fier, kontrolle në garazhe, magazina e shtëpi

Policia e Fierit ka kontrolluar të gjithë qytetin, në kërkim të makinës “Mercedes Benz” dhe autorit të dyshuar të vrasjes së Elton Javorit, 35-vjeçarit Agim Gashi, por asnjë gjurmë nuk është zbuluar deri tani.



Sipas mediave në Shqipëri thuhet se Policia e shteti ka kontrolluar garazhe, magazina dhe vende që dyshohen se mund të ishte makina, por pa rezultat. Kamerat e sigurisë, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk kanë dhënë një ndihmë të qartë për drejtimin e makinës, edhe pse dyshimet e hetuesve janë se mund të ketë ikur edhe në drejtim të Vlorës.

Mësohet se janë njoftuara pikat kufitare për kontroll të shtuar të mjeteve dhe personave. Hetuesit vijojnë të kenë si pistë konfliktet e çastit mes autorit dhe viktimës, të cilët i kanë banesat në distancë jo më shumë se 200 metër në Fier, por nuk përjashtojnë mundësinë e konflikteve të.

Kujtojmë se viktima dhe vëllai kanë qenë në Gjermani, i kthyer në Fier 2 javë më parë, ndërsa autori Gashi qëndronte në Fier dhe njihej si person problematik.

Related Articles