Në fshatin Drenoc të Prishtinës para pak çasteve është plagosur një person.
Rastin e ka konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, për Gazetën Enigma.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar./GazetaEnigma/