Policia e Kosovës nuk ka hasur në asnjë shofer që bartte patentë-shoferë ilegalë të lëshura nga Serbia, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Oficerë të rendit gjatë fundjavën bënë kontrolle, në mënyrë që ngasësve t’u jepej vërejtje dhe njoftime se nga e hëna do të niste procesi i gjobitjes.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë se asnjë gjobë nuk është shqiptuar deri më sot, pasi shoferët tani kanë konvertuar patentët në RKS. /Gazeta Enigma