Policia e Kosovës ka sekuestruar të shtunën10 kg marihuanë brenda një lokali në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Policisë marihuana ishte fshehur brenda një bunkeri të kamufluar në lokal.
Policia kishte ndaluar të dyshuarin në veturën e tij “Citroën” dhe i kishte gjetur qese të mbushura me marihuanë.
Më pas bastisi lokalin dhe banesën e tij në Prizren.
“Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetur një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të çelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Tutje, PK’-ja bën të ditur se, “përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë. Në këtë operacion të bastisjes/kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: Nëntë (9) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram, një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta, një veturë modeli Citroen C3 ngjyrë hiri me targa vendore, një palë çelësa për hapjen e lokalit, një çelës për hapjen e bunkerit, një telefon mobil”.
I dyshuari është recedivisit i veprave që kanë të bëjnë me substanca narkotike, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë./Gazeta Enigma/