Policia sekuestron 3 mijë kg mish të ardhur nga Brazili

Policia sekuestron 3 mijë kg mish të ardhur nga Brazili

Policia Kufitare ka sekuestruar në fshatin Kabash të Vitisë 3 mijë kilogramë mish me prejardhje nga Brazili, raporton Gazeta Enigma.

Fillimisht, Policia ka identifikuar furgonin pa targa, që po drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë.

“Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3 mijë kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është trajtuar nga patrulla e Policisë Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse.

Pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles