Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë të hënën ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, e cila ka ndodhur dje në Pejë.

Policia ka publikuar të dhënat e personave të kërkuar të cilët janë: Arian (Misin) Qelaj, i lindur më 20.06.1981 në fshatin Maznik, Deçan, Yll (Arian) Qelaj, i lindur më 29.07.2003 në fshatin Maznik, Deçan, Altin (Rifat) Qelaj, i lindur më 01.10.2005 në fshatin Maznik, Deçan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”. / Gazeta Enigma.

Related Articles