Policia shqipton 580 gjoba për kundërvajtje në trafik dhe mosrespektim të masave antiCOVID në Prizren

Policia shqipton 580 gjoba për kundërvajtje në trafik dhe mosrespektim të masave antiCOVID në Prizren

Aksione të Policisë së Kosovës për zbatim të masave anti-COVID.

Policia rajonale në Prizren, patrullat e stacionit policor në Prizren, Prizren-Veri, Dragash, Suharekë dhe Mamushë, sipas urdhrit operativ kanë vazhduar me masat e ndërmarra për mjetet e transportit publik si dhe me kontrollimin e masave anti Covid-19.

Gjatë pikave të kontrollit dhe lokaleve te kontrolluara janë shqiptuar 380 gjoba për kundërvajtje të trafikut, ndërsa për masat anti COVID-19 janë shqiptuar 200 gjoba.

Policia ka njoftuar se me aktivitete te tilla do te vazhdohet edhe me tutje. /Gazeta Enigma/.

Related Articles