Kosova rrezikohet nga një valë e re ikjesh të qytetarëve – Kush është fajtori dhe si të zgjidhet ky problem?

Kosova rrezikohet nga një valë e re ikjesh të qytetarëve – Kush është fajtori dhe si të zgjidhet ky problem?

“Qeverisë aktuale i ka mbetur në dorë patatja e ngrohtë nga qeveritë e kaluara, ku pjësen më të madhë të fajit e kanë gjithsesi këto të fundit”.

Kështu ka thënë për Gazetën “Enigma”, analisti për ështje ekonomike, Mustafë Kadrijaj, i cili ka folur për procedurën e shortit të vizave sipas Ballkanit Perëndimor, në Ambasadën e Gjermanisë.

Kadrijaj, fajin më të madhë ia adresoi qeverive të kaluara, por sipas tij nuk duhet shfajësuar as kjo aktuale sepse sipas tij qe një vit e ka marrë mandatin qeverisës dhe poashtu ka bërë edhe planifikimin buxhetor dhe ka votuar buxhetin për vitin 2022.

“Në buxhetin e miratuar nga qeveria, nuk shihen investime kapitale, të cilat nuk do ta përmirësonin punësimin në vend, por i tëri është i fokusuar në çështje sociale, të cilat nuk ka do ta përmirësonin përspektivën e të punësuarit në Kosovë”, tha Kadrijaj, duke shtuar se kjo duhet të jetë një alaram për qeverinë e Kosovës.

Cila është arsyeja kryesore që të rinjtë po e lëshojnë Kosovën?

Sipas ish ministrit të Ekonomisë, Haki Shatri, gjendja e rëndë ekonomike ka bërë që shumë prej qytetarëvë të ikin nga Kosova.

“Gjendja ekonomike po ua pamundëson qytetarëve që të qëndrojnë në Kosovë dhe kjo natyrisht që i detyron ata të largohen për të bërë një zgjidhje për vetën e tyre”, ka thënë Shatri për Gazetën “Enigma”.

Mirëpo, ai potencon se është e pamundur të gjendet fajtori, sepse të gjitha qeveritë kanë tentuar ta zgjidhin këtë problem, por, sipas tij nuk është e lehtë qe shkalla e papunësisë të zgjidhet shpejtë.

Ndërsa, Kadrijaj thotë se qeveritë e kaluara dhe kjo aktuale nuk kanë treguar gatishmërinë për ta rritur përspektivën dhe dinjetin në punë.

Si të zgjidhet problemi që qytetarët mos t’ia mësyjnë vendeve evropiane?

Sipas Kadrijajt, prej masave që duhen të ndërmerren nga qeveritë e kaluara, dy janë më kryesoret.

“Sigurimi shëndëtesor në nivel privat dhe publik, me theks të veçant ai privat, sepse dihet çfarë niveli të trajtinimit kanë punëtorët në sektorin privat”.

“Duhet rritur dinjiteti në punë, ku duhet të bëhet një rishikim i Ligjit të Punës që të respektohet orari i punës, pushimi vjetor dhe ai shëndëtesor, poashtu edhe pushimi i lehonave”, ka thënë ai.

Këto janë dy masa që Kadrijaj i ka theksuar, që sipas tij qeveria aktuale duhet t’i ndërmerrë dhe nuk t’i lihen kohës.

Ai thotë se “Në pranverën e hershmë të këtij viti duhet të vihen në zbatim këto masa për faktin se neës vazhdohet kështu do të përballemi me dyndje në momentin që largohen nga Kosova dhe fuqia punëtore”.

Ndërsa, Shatri thotë se duhet të krijohen kushte për me ardhë invesistor të jashtëm, sepse sipas tij potenciali nuk është i mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë problem.

Ai tutje thotë se duhet poashtu të krijohen rrethanat për sundimin e rendit dhe ligjit, me eleminu korrupsionin, me siguri stabilitet në çdo aspekt.

Ndryshe, ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 57 mijë kërkesa për procedurën e shortit të vizave vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit që lëm pas.

Ndërsa, sipas Rregulloes për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën janë parashikuar në muaj rreth 460 termine për viza pune.

Kjo po shihet mjaft shqetësuese dhe alarmantë për Kosovë, derisa edhe me hyrjen në fuqi të Ligjit gjerman për fuqinë punëtore, Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë se mund të ketë një fluks edhe më të madh të të rinjve nga Kosova dhe vendet më pak të zhvilluara, që do të lëshojnë vendin.

Ndryshe, ky Ligj është miratuar në mars të vitit 2020 dhe rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. /Gazeta Enigma/.

Related Articles