Policia thotë se po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit

Policia thotë se po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit

Policia e Kosovës të dielën ka njoftuar se po heton rastin e dëmtimit të varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, raporton Gazeta Enigma.

Në raportin 24-orësh të Policisë të dielën thuhet se një varr është dëmtuar dhe njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të jetë nën hetime nga njësitë relevante policore.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar gjatë ditës së djeshme, duke bërë të ditur se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar te varri i Astrit Deharit.

Në reagimin e publikuar në Facebook, VV-ja falënderoi Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe kërkoi zbardhjen e shpejtë të incidentit.

Related Articles