Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se pozicionimi i Serbisë në anën e Rusisë paraqet rrezik për Kosovën, ndërkohë që tha se është kohë që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe në organizatat tjerë të sigurisë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
“Serbia tani është pozicionuar në anën e Rusisë, kjo situatë paraqet një rrezik të shtuar për Kosovën. Prandaj është momenti i duhur që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s dhe organizatave të tjera të sigurisë”, ka shkruar Pacolli në Twitter. /Gazeta Enigma/
Serbia is now positioned on the side of #Russia, this situation poses an increased risk to #Kosovo. It is therefore the right moment for Kosovo to become a member of #NATO and other security organizations.— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) February 27, 2022