Pranga vëllezërve nga Kosova, shitën automjetin dhe e lajmëruan si të vjedhur

Dy vëllezër nga Kosova janë arrestuar nga policia e Tiranës në zonën e Kamzës nën akuzën e dëshmisë së rreme dhe mashtrimit.

Dy vëllezërit dyshohet se shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit.

Gjatë operacionit të koduar “Insurance” janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMË X6 që dy vëllezërit deklaruan si të vjedhur.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Related Articles