Silvi Fort është një prej banorëve të rinj të shtëpisë së “BBVIP”, teksa prej pak ditësh është bërë pjesë e reality show-t dhe dinamikave aty, ndërsa e kemi parë duke u përpjekur të bëhet protagonist si nëpërmjet debateve, ashtu edhe falë pëlqimit që ka shprehur së fundmi ndaj Erjolës.
Ndërkohë, ai duket se ka krijuar edhe pëlqimet e tij sa i takon banorëve, si aleatë në lojë apo shokë, teksa ka surprizuar disi falë një komenti që ka bërë së fundmi për Romeon.
Kështu, teksa ka komentuar qasjen e Lisit në program, teksa sic dihet gazetari u bë shumë mik me Romeon dhe ishte në një dyshe të pandarë me të, Silvi u shpreh se me aktorin “mund të dashurohesh edhe si mashkull”.
Po, po, megjithatë ndiqni për më shumë shpjegimin e tij:
Silvi është një nga banorët më të rinjë që i bashkuar shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Ndonëse kishte krijuar një përshtypje ndryshe nga jashtë, Silvi ka shprehur vlerësim për disa nga banorët të cilët i ka njohur më mirë në “BBV”. Në një bisedë me Rozën ai ka shprehur simpatinë për Romeon, tek i cili shikon tiparet e një miku të mirë.
“Lisi duhet të ndiqte lojën e vet brenda. Shiko çfarë ndodh me Romeon, me Romeon mund të dashurohesh si mashkull. Edhe si çun mund të dashurohesh me të në kuptimin e shoqërisë. E do si shok, si…pra e ke parasysh Fatjonin, ai kishte parimet e veta. Unë personalisht tek një shok dua këto parime..”.