Presidenca e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka reraguar pas deklaratave të sotme të Ridvan Berishës, raporton Gazeta Enigma.
“Deklarata e sotme e Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, kinse Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”, është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë”, thuhet në postimin e tyre.
Tutje ata kan theksuar se “Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin “Pantiq””.
Përmes këtij postimi është theksuar se Presidentja punon për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit në vend.
“Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit”.
“Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës”, thuhet në reagimin e presidencës.