Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, të hënën do të vizitojë Kosovën, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, është njoftuar nga Zyra e Presidentit të Sllovenisë.
Gjatë vizitës në Kosovë, Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it.
Pahor sot gjendet në Beograd ku ka zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen për Samitin e ardhshëm të Procesit Brdo-Brijun”, thuhet në njoftimin.
Takimi i Pahorit me Osmanin pritet të fillojë në ora 10:00, ndërsa me Kurtin në ora 11:20. Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari rreth orës 12:10. / Gazeta Enigma.