I pari i UEFA-së, Aleksander Çeferin, gjatë ditës së sotme ka vizituar Tiranën, duke ofruar mbështetje për FSHF-në e cila gjendet në prag të procesit zgjedhor.
Çeferin po ashtu ka folur edhe për ndryrhyrjet e jashtme të cilat nesër vazhdohen do të kenë pasoja katastrofale për Shqipërinë në futboll dhe në politikë.
Për këtë arsye, dy zyrtarë të lartë të UEFA-s do të qëndrojnë në Tiranë dhe do të monitorojnë procesin zgjedhor për të raportuar për ecurinë e këtij procesi.
Gjatë prezencës së Çeferin në Tiranë, ishte parashikuar një takim me presidentin e FSHF-s Armand Duka, kryeministrin Edi Rama si dhe një vizitë në stadiumin “Air Albania” ku do të mbahet finalja e Conference League më 25 maj.
Presidenti i UEFA-s përcolli një frymë shumë pozitive te drejtuesit e FSHF-së, duke u dhënë atyre garanci se UEFA dhe ai personalisht do të mbështesin futbollin dhe nuk do të ketë ndërhyjë politike dhe institucionale që mund të pengojnë procesin zgjedhor, siç ka ndodhur në mënyrë të rëndomtë në këto javët e fundit.
Në takimin me kryeministrin Rama, siç është zbuluar nga SuperSport, ky i fundit madje i ka dhënë garanci kreut të UEFA-s se do të mbështesë futbollin dhe nuk do të ketë më ndërhyrje politike në vazhdimësi, duke nënkuptuar dhe ndërhyrjen deri tani në politikës mbi procesin zgjedhor. /Gazeta Enigma/