Presidenti kroat Milanoviq: Kosova pati shumë mbështetje të aleatëve, por e humbi atë

Presidenti kroat Milanoviq: Kosova pati shumë mbështetje të aleatëve, por e humbi atë

Gjatë së dielës në Kroaci është shënuar përvjetori i “Sinsjka Alka”  që organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe e para e vendit, presidentja Vjosa Osmani.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, nga atje duke e quajtur Kosovën vend mik tha se vendi ka pasur një “fat të ngjashëm por jo të njëjtë me kroatët”, shkruan Index.hr, transmeton Gazeta Enigma.

“Ne filluam fort, na mbrojtën pak njerëz të mirë dhe nuk kishim ndihmë në fillim. Të gjithë ata aleatë dhe miq u ulën duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me shumë mbështetje që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata janë lënë në duart e tyre, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk i njohën, prandaj ajo (Vjosa Osmani) është këtu sot dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, kjo është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha Milanoviq. /Gazeta Enigma

Related Articles