Presidentja e Sllovenisë viziton Kosovën, disa rrugë bllokohen përkohësisht

Presidentja e Sllovenisë viziton Kosovën, disa rrugë bllokohen përkohësisht

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të vizitoj Kosovën.

Ajo do të qëndroj në një vizitë zyrtare sot dhe nesër, pra më 18 dhe 19 dhjetor 2024.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka njoftuar se organet e rendit gjatë kësaj vizite do të kujdesen për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Përmes kësaj kumtese për media theksohet se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurta kohore të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta dhe në afërsi të objekteve shtetërore ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Për këtë, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /Gazeta Enigma

Related Articles