Presidentja Osmani arrin në Letoni, takohet me homologun e saj

Presidentja Osmani arrin në Letoni, takohet me homologun e saj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot është duke qëndruar për vizitë në Letoni ku edhe është pritur nga homologu i saj Edgars Rinkevic, raporton Gazeta “Enigma”.

“Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të pritet me nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkevic, me të cilin përveç takimit tête-à-tête, do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të merr pjesë në drekën e punës të shtruar nga Presidenti Rinkevic”.

“Pas takimeve, të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, me ç’rast Presidentja Osmani do t’i dorëzojë Presidentit Rinkēvičs medaljen ushtarake presidenciale për Forcat Mbrojtëse të Letonisë për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë si pjesë e KFOR-it”.

Gjatë vizitës njëditore, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), do të zhvillojë po ashtu edhe takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, si dhe do të ketë një diskutim me ekspertë dhe akademikë për politikat që garantojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Vizita e Presidentes Osmani synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore me Letoninë, avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes e sigurisë, ekonomisë, integrimit euroatlantik, si dhe shkëmbimit të përvojave në fuqizimin e institucioneve demokratike.

Related Articles