Presidentja Osmani autorizon dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve

Presidentja Osmani autorizon dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat i Ri, në Gadishullin e Karaburunit, e cila paraqitet rrezikshmëri, pasi ka përhapje në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogorasë. Prej orëve të para të mëngjesit ka rinisur operacioni edhe nga ajri.

Në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës zjarri nuk paraqet rrezik për banesa, ndërsa po vijon puna për shuarjen e tij. Zjarri në fshatin Munellë-Domgjon është izoluar në njërin krah, por po vijon puna në krahun tjetër, ku ende ka prani flakësh.

Në fshatin Corrush në Mallakastër janë izoluar dy vatra, por puna vijon për izolimin e flakëve në tre vatra të tjera aktive, të cilat janë në terren të vështirë.

Në fshatin Bogë, njësia administrative Shkrel është aktivizuar një vatër zjarri mbrëmjen e djeshme. Nuk paraqet rrezik për banesat.

Një vatër zjarri është njoftuar në Parkun e Tomorrit në lartësinë mbi 1500 m, por situata po ndiqet nga forcat vendore./Gazeta Enigma/

Related Articles