433 kadetë u diplomuan në akademinë e sigurisë publike në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Rinisë.
Policëve të rinj ju kërkua përgjegjësi e punë me nder nga paria e shtetit, të cilët i siguruan forcat e rendit se s’do ju mungojë mbështetja institucionale.
Vjosa Osmani, presidente e vendit, ua bëri me dije përgjegjësve të policisë e ministrisë përkatëse se ka ardhur koha që në krye të sektorëve e policisë të jenë gratë.
Nga 433 të sapodiplomuarit 56 janë gra. E në mesin e tyre ka edhe nga komunitetet jo shumicë.