Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të merr pjesë në ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën më 19 shtator.
Të dielën, ajo është ftuar të merr pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.
Të hënën ndërkaq do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga sekretari për Punë të Jashtme James Cleverly.
Gjatë qëndrimit në Londër, presidentja Osmani do të takohet edhe me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Lindsay Hoyle.
Në mesazhin ngushëllues për vdekjen e Elizabeth II, presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin britanik, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta.