Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje lidhur me diskutimin që ka pasur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s. E para e shtetit e ka quajtur historike pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në këtë samit, meqë vendi as nuk është anëtar i NATO’s e as i Partneritetit për Paqe. Ajo tha se Administrata Biden ka bërë çmos që të jetë e pranishme në këto aktivitete.
Osmani tha se e falenderoi Bidenin për përkrahjen tash e disa dekada ndaj vendit, derisa tregoi se më të kanë folur edhe për kontributin që ka dhënë djali i tij, Beau Biden, në Kosovë.
Sipas Osmanit, përkushtimi i Presidentit Biden tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë me përkrahje të palëkundur në raport me shtetin tonë.
“Në fund të këtij aktiviteti përmbyllës, unë e kisha mundësinë të flisja me Presidentin Biden, ta falenderoj atë për përkrahjen disa dekadëshe në raport me Kosovën. Biseduam edhe për kontributin që ka dhënë djali i tij i ndjerë Beau Biden ndaj Kosovës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe për faktin se aleanca ndërmjet Kosovës dhe ShBA’së është jashtëzakonisht e fortë dhe e rëndësishme. Përveç kësaj në aktivitetin e hapjes së samitit ku isha e ftuar nga sekretari Blinken, ku para atij aktiviteti pata mundësinë të bisedoj me sekretarin për rëndësinë e këtij partneriteti dhe për hapat para që duhet t’I bëjmë dhe dialogun intenziv që duhet ta ngrisim edhe në nivel më të lartë mes dy shteteve tona”, deklaroi Osmani.
Ajo tha se ftesa që Kosova të marrë pjesë në aktivitetet në margjina të këtij samiti, ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, dhe njëkohësisht ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i jepin partneritetit me Kosovën.
“Pra në përgjithësi ishte një pjesëmarrje historike për Republikën e Kosovës që tregoi në radhë të parë përkushtimin e aleancës me shtetin tonë, por mbi të gjitha përkushtimin e SHBA’së ndaj Kosovës, duke na përfshirë në mesin e shteteve partnere dhe të mos harrojmë që ShBA’të e bënë këtë për Kosovën, përkundër faktit që ne nuk jemi as anëtar në NATO, as anëtar në Partneritetin për Paqe, e as nuk e kemi statusin e shtetit partner”, tha ajo në një intervistë në RTV Dukagjini.
Presidentja tha se e gjithë administrate e Presidentit Biden ka treguar një përkushtim të veçantë gjatë kësaj vizite të saj, “që Kosova të ketë përkrahje të fuqishme, që siguria në Kosovë të mbahet në nivelin më të lartë, që forcat amerikane të jenë në gatishmërinë më të lartë në mbrojtje të kufijve të Kosovës.”.
Tutje, ajo tregoi se si Biden i ka folur për kontributin që ka dhënë në vitet e 90’ta, kur ishte senator.
“Edhe përkushtimi i vetë Presidentit Biden tregon që SHBA’të do të vazhdojnë me përkrahje të palëkundur në raport me shtetin tonë sepse Kosova si projekt, si shtet i pavarur e sovran me kufijtë aktual është edhe sukses amerikan, është trashëgimi e njerëëzve që janë në këtë administratë, por ehde në administratat e kaluara dhe presidenti Biden në veçanti përmendi kontributin që ai e ka dhënë në një periudhë në vitet e hershme të 90’ta kur ai ishte senator, kur shumë pak njerëz e dinin që edhe ekziston Kosova, por edhe për kontributin që NATO ka dhënë gjatë këtyre 25 viteve që ne ta gëzojmë lirinë, ta ndërtojmë shtetin tonë dhe të jemi një prej demokracive më të konsoliduara dhe më të suksesshme në rajon dhe përtej”
Ajo tha se Administrata Biden ka bërë çmos që të jetë e pranishme në këto aktivitete.
“Besoj që me vetëfaktin që administrata e Presidentit Biden ka bërë çmos që unë si president e Republikës të jem prezent në këto aktivitete të samitit të NATO’s, edhe pse as nuk jemi shtet anëtar, trgeon një përkushtim të veçantë dhe tregon se ata dëshirojnë ta përkrahin Kosovën në çdo hap drejt arritjes së anëtarësimit të plotë aty ku e kemi vendin, në të gjitha strukturat euroatlantike, vecanarisht NATO”, shtoi tutje Osmani.