Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën është shprehur krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka thënë se ata kanë dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjioze në botë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, e para e shtetit ka shkruar emrat e vajzave dhe djemve për të cilët tha se personifikojnë të ardhmen e FSK-së.
“Përgjatë javëve të fundit, vajzat dhe djemtë e Forcës sonë të Sigurisë dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjoze në botë. Krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Hoxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së”, tha Osmani.