Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar Kazemërn “Ushtarët e NATO-së” në Istog ku para oficerëve ka mbajtur edhe një fjalim.
Ajo është shfaqur para tyre për herë të parë me uniformë ushtarake.
Në fjalim, ajo ka kërkuar nga ushtarakët gatshmëri dhe përgatitje për t’i dal zot atdheut.
“Qëndroni të gatshëm dhe në përgatitje për t’i dalë zot Atdheut. Dhe për të gjithë ata që synojnë ta sfidojnë spaqen e sigurinë tonë, tua përkujdoj që nuk ka asgjë që arrinë ta mund vullnetin e një populli të jetoj në liri dhe i pavarur. E kemi dëshmuar në vitet 90′ që ushtria çlimitare edhe pse në numër të vogël me ushtrinë gjenocidiale serbomadhe e tregoi vullnetin luftarak për çlirimin atdheut. Dhe ky shpirt rezultoi me lirinë që e gëzojmë sot dhe të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht. Çdo ditë kur ta veshni këtë uniformë, mos ta harroni për gjakun që është derdhur për liri”, ka thënë Osmani.
Në fund, presidentja ka ndarë edhe medaljet presidenciale për arritje ushtarake.