Në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lidhjen e veçantë mes dy vendeve, duke e cilësuar SHBA-në si aleatin më të madh të Kosovës.
Osmani ka theksuar se marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-së është ndërtuar në momente vendimtare për vendin.
Postimi i plotë:
Sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh, që qëndroi pranë nesh në orët tona më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me ne edhe sot.
Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë!